Këshilli Bashkiak i ka dërguar ditën e sotme një kërkesë Prokurorisë së Posaçme, që të lejohet  kryebashkiaku Erion Veliaj të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të votohet për buxhetin e vitit 2026.

Megjithatë, opozita ka dalë kundër, duke pretenduar se gjitha ëhstë vepër vetëm e këshilltarëve socialistë. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti ka bërë me dije se nuk ka asnjë vendim të tillë të Kryesisë së Këshillit Bashkiak mbi këtë kërkesë. Sipas Telitit opozita nuk është pyetur mbi kërkesën e bërë për Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se në mbledhjen e organizuar për shkarkimin e Veliajt, opozita ishte këmbëngulëse që kryebashkiaku duhet të paraqitej fizikisht dhe të dëgjohej për arrestimin, e megjithatë, sot një gjë e tillë refuzohet.

“Nuk ka asnjë vendim të tillë të Kryesisë së Këshillit Bashkiak mbi këtë kërkesë. Ka qenë veprim i socialistëve. Firmëtarët janë këshilltarët e mazhorancës. Opozita nuk është pyetur mbi kërkesën e bërë për Prokurorinë e Posaçme. Po ashtu, Kryesia e Këshillit Bashkiak nuk është mbledhur prej muajsh. Nuk jemi pyetur dhe as kemi dijeni.”- tha ai.