Pas rreth një ore gjyqtarët e Kushtetueses do të mblidhen për çështjen “Balluku”. Gazetarja e Top Channel raporton se nuk dihet ende nëse gjyqtarët do të japin vendim apo jo.

Qeveria shqiptare i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke ankimuar pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, të vendosur nga Gjykata e Posaçme (SPAK). Qeveria pretendon se Balluku gëzon imunitet si deputete dhe pezullimi pa autorizim është i paligjshëm, ndërsa SPAK argumenton se pezullimi nuk kërkon autorizim.