Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në deklaratën e tij, Balliu u shpreh se qeveria aktuale ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur vendin. Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë dështimin e mazhorancës dhe pamundësinë e saj për të qëndruar më tej në pushtet.
Deputeti demokrat kërkoi largimin e menjëhershëm të qeverisë, duke theksuar se kryeministri duhet të japë dorëheqjen pa vonesë, në respekt të përgjegjësisë politike dhe institucionale ndaj qytetarëve.
“Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen, ai do të përballet me presion të pandalshëm qytetar dhe politik për t’u larguar,” u shpreh Balliu.
