Gazetari Alban Dudushi ka komentuar kërkesën e SPAK për të arrestuar zv/kryeministren Belinda Balluku.
Ai shprehet se SPAK-u e mori si “goditje” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta rikthyer në detyrë Ballukun dhe se Prokuroria e Posaçme ka hyrë tashmë në politikë, që sipas tij nuk është një gjë e mirë.
“Ishte e pritshme që në rastin që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj më 22 janar, në rast se ata do të thonin se nuk është në tagrin e GJKKO-së të heq apo të vërë anëtarë të kabinetit qeveritar, ata mund të drejtoheshin me një masë tjetër. Kjo do ishte logjikja.
Gjithë pyetja është te nxitimi. Gjykata Kushtetuese nuk merret me Belinda Ballukun si person. Merret me postin, a kanë apo s’kanë të drejtë. Kjo është ajo çfarë do gjykojë Gjykata Kushtetuese, jo personin konkret. A duhet Gjykata të pushojë apo pezullojë një anëtar të kabinetit. Është në parim Gjykata Kushtetuese. Efekti i asaj që ka bërë Gjykata është që Balluku është në zyrë. Nga ana tjetër, Balluku po e ndjek vetë personalisht këtë.
Efektin e ka humbur, sepse deri më 22 janar nuk e heq dot nga zyra. Edhe me këtë kërkesë që ka bërë sot, duke qenë se afati maksimal është tre muaj, i binte më mirë të priste 22 janarin, sesa ta bënte sot këtë kërkesë. Pyetja bie prapë. Pse u nxitua ta bënte sot këtë kërkesë?
Prova të reja mund të ketë, por ndërkohë, a ka ndonjë masë në ka ngelur pezull që duhet gjykuar? A do shkojë në Gjykatë Apeli?
Pse SPAK përjeton si goditje atë që Gjykata Kushtetuese e merr si vendim dhe reagon me një masë tjetër, ndërkohë që kishte rrugën normale për të vijuar hetimet. Nëse është kështu, atëherë SPAK ka hyrë në politik dhe kjo nuk është gjë e mirë, që SPAK-u të hyjë në përplasje politike. Nëse do e hetonte në mënyrë normale pa krijuar debate të tjera, të gjithë do flisnim për lëndën dhe jo për metodat e SPAK-ut”, u shpreh ndër të tjera Dudushi.
Top Channel
