Seanca gjyqësore ndaj dosjes ‘Plumbi i Artë’ po mbahet me tensione të shumta ditën e sotme. Shkak për tensionet në gjykatë janë bërë disa detaje që Alibej ka thënë mbi ‘Masakrën e Bradasheshit’. Kjo ka sjell ë dhe acarimin e Dumanit, që i ka kërkuar të kërkojë ndjesë.
Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
“Me leje zonja kryetare,” tha Dumani, duke shtuar se kjo është mashtrim: Duhet të kërkosh falje për këtë!
Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro