Një 38-vjeçar i dënuar me burgim nga Gjykata e Vlorës, për 2 vepra penale, lokalizohet dhe vihet në pranga nga Policia e Korçës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, njoftuan se identifikuan dhe gjetën vendin ku fshihej i kërkuari S. L., 38 vjeç.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale vjedhja dhe drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, thanë burime zyrtare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.



