Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke, pasi ishte shpallur në kërkim.
Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe raporton se ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale si udhëheqës, me një dënim me burgim prej 5 vjetësh.
I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse dhe pritet të ekstradohet drejt Belgjikës, ku do përballet me drejtësinë.