Policia e Shkodrës ka arrestuar kreun e komunës Rrethina për llogari të Italisë


Kërkohej në Itali për trafik ndërkombëtar droge, prangoset kreu i komunës Rrethina. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaruan sot se 38-vjeçari Kleves Muja, me detyrë Kryetar i Komunës Rrethina Shkodër, është arrestuar mesditën e sotme nga uniformat blu të Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dy vitesh.


“Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi autoritetet Italiane të drejtësisë në Bari kanë lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar, me datën 29 tetor 2010, pasi akuzohet për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 309/90, si dhe nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian. Maksimumi i dënimit i parashikuar për këtë veprën penale është 20 vjet burgim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Tashmë Muja do të jetë në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë.


1 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)