Foto Ilustruese


Kërkohej nga drejtësia italiane për vrasje dhe një sërë veprash të rënda penale, ekstradohet drejt Italisë një 38-vjeçar nga Korça. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deklaruan se: “nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot u krye ekstradimi nga Aeroporti “Nënë Tereza” Tiranë, në drejtim të territorit italian, i shtetasit shqiptar Olsi Shaqlli, 38 vjeç, lindur në Korçë.


Në ngarkim të shtetasit Olsi Shaqlli, më datë 3.10.2008, autoritetet gjyqësore të Barit, Itali, kanë lëshuar urdhrin e arrestit për kryerje të veprave penale të “Pjesëmarrje në organizata të armatosura”, “Grabitjes me armë”, “Vrasje”, në bashkëpunim, “Plagosje me dashje”, dhe “Armëmbajtjes pa leje”, vepra penale të parashikuara nga Kodit Penal Italian”.


I njëjti burim ka sqaruar se sipas urdhër arrestit të lëshuar nga autoritetet italiane, rezulton se 38-vjeçari korçar, më datë 6 Janar 2008, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka hyrë forcërisht në shtëpinë e një shtetasi italian për ta grabitur. Gjatë grabitjes, shqiptari ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur një nga pjesëtarët e familjes.


13 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)