Burime për media bëjnë me dije se Kolegji kompetent, i mbledhur ditën e sotme, ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë dhe e ka kaluar atë për shqyrtim në seancë.
Ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së seancës.
Kjo kërkesë vjen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 31 tetor vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt nga detyra.
Hetimet e SPAK pretendojnë se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar fonde të paligjshme për shkak të detyrës së kryebashkiakut.
