Është shtyrë seanca gjyqësore ku pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali berisha për hejqn e masës së sigurisë, të vendosur ndaj tij.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë konstatimi nga ana e Gjykatës, se në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët. Seanca e rradhës pritet të mbahet më 8 mars.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se sipas tij, Gjykata ka për qëllim djegien e mandatit të deputetit për Berishën.

“Gjykata nuk pranoi ankimimin tonë, ka qëllim djegien e mandatit të deputetit Ka disa shkaqe, që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”-tha avokati.