Gjykata pritet të vendosë këtë të hënë mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për ndryshim të masës së sigurisë.

Në orën 13:30 gjyqtarja Elsa Ulliri do të shpallë vendimin lidhur me kërkesën e Beqajt, e cila u paraqit pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Lartë.

Gjykata pritet të vendosë nëse ish-ministri do të vijojë të qëndrojë në “arrest me burg”, do të kalojë në “arrest shtëpie” apo do të lirohet kundrejt një garancie pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetra.