Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërkohë Safet Gjici është liruar nga qelia më datë 19 maj për shkaqe shëndetësore dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’. Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit./ Top Channel