Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha.
Në padinë e bërë nga aktorja Anila Bisha në Gjykatën Administrative ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Armand Shkurta, i cili edhe u shpreh për kërkesën për sigurimin e padisë, duke e rrëzuar atë.
Kujtojmë se aktorja kërkonte gjithashtu dëmshpërblim prej 1 milionë euro për prishje imazhi. Kjo pasi aktorja e Teatrit Kombëtar, pretendon se imazhi dhe zëri i saj janë përshtatur për avatarin qeveritar ‘Diellën’.
