Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij. Këshilli i kërkon Veliajt që të paraqesë kërkesat e tij me shkrim, nëse nuk do mundë të paraqitet fizikisht.
“Nëse nuk mundeni të merrni pjesë, dërgoni një letër. Vërejtjet tuaja na i përcillini me shkrim”, thuhet në përgjigjen për kryebashkiakun Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.
Deri më tani në Prokurori nuk ka pasur një kërkesë nga ana e Erion Veliajt për të marrë pjesë në mbledhje që zhvillohet ditën e nesërme.
