Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Kujtojmë se Beqaj ofroi garanci prej 20 mijë euro.
SPAK e akuzon për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të procedurave të tenderëve, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe fshehje të pasurisë.
