Është shtyrë seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë.
Më herët apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kishte lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij nga GJKKO, por Ilir Meta ndërkohë ka bërë një tjetër kërkesë në Apelin e GJKKO. Lidhur me këtë kërkesë, u zhvillua seanca këtë të hënë në shkallën e dytë të gjyqësorit, por gjyqtare Saida Dollani u tërhoq për te shpallur vendimin në një datë tjetër.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
