Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një video të publikuar në media, ku tregohet kaosi i krijuar në Fakulteti ne Mjekësisë, gjatë procesit të regjistrimit të studentëve, për vitin e ri akademik.4
Kumbaro tregon se videon ia ka dërguar prindi i një studenteje që priste të regjistrohej në këtë Fakultet, ku ka fituar të drejtë ne studimit. Megjithatë, ky proces u shndërrua në një rrëmujë të madhe pasi thuhej se mungonin formularët e regjistrimit. Më tej, Kumbaro kërkon ndjesë dhe thotë se kjo skenë do të jetë e fundit, dhe gjithçka do të jetë e dixhitalizuar.
“Ndonjëherë një mesazh i vetëm mjafton për të kuptuar se ku është problemi. Sot, një prind më shkroi për vajzën e tij që ka fituar të drejtën për të studiuar Mjekësi 🩺 dhe më dërgoi pamjet e rrëmujës për regjistrim. E kuptoj shqetësimin e tij dhe, mbi të gjitha, e kuptoj që një proces që mund të jetë më i thjeshtë nuk duhet t’u shtojë familjeve edhe një ditë pritjeje, radhë e sorollatje.
Kjo është një nga ato hallkat që do ta rishohim menjëherë me qëllim që vitin e ardhshëm regjistrimi në universitete do të integrohet në zinxhirin digjital të shërbimeve arsimore, që nga klasa e parë deri në përfundimin e studimeve të larta, ndërsa për këtë vit u kërkoj universiteteve të marrin masat e të organizojnë sa më mirë procesin e regjistrimit që tashmë ka filluar. Me shumë ndjesë për sot, por edhe me një premtim të qartë: kjo skenë duhet të jetë e fundit.”– shkruan Kumbaro.
