Presidenti francez Emmanuel Macron duket se po përballet me një problem të vogël shëndetësor, me sytë e tij. Macron është shfaqur me syze dielli gjatë takimeve dhe fjalimit të tij në Davos, pasi disa ditë më parë me një sy të fryrë dhe të skuqur gjatë fjalimit të tij para forcave të armatosura franceze.

“Kërkoj ndjesë për pamjen e shëmtuar të syrit tim. Sigurisht, është diçka krejtësisht e padëmshme”- tha ai në fillim të fjalimit të tij.

Që atëherë, Macron është parë duke mbajtur syze dielli, një pamje kjo që na risjell në kujtesë shfaqjen e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, në dhjetor të vitit 2022. Berisha u shfaq me syze para mediave pasi u godit me grusht nga Gert Shehu, në protestën e 6 dhjetorit 2022.