Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për shqyrtimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, në lidhje me zbutjen e masës së sigurisë.
Mësohet se ish-Presidenti ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) që e la në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Më 26 qershor, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg”, ndërsa Meta e cilëson të gjithin një proces me prapavijë politike.
Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.