Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha. Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani në hyrje të godinës së gjykatës tha për mediat që sot do të mbahet seanca për masën.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
