Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka legjitimuar në dhomë këshillimi kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalaja, i Partia Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.