Këshilli Bashkiak i Lushnjës i ka hequr sot titullin “Qytetar Nderi” Gjergj Velos.Vendimi u mor me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime, vetëm dy muaj pasi ky titull i ishte mes kundërshtive të forta nga këshilltarët e djathtë dhe Partia Demokratike.
Gjergji Velo ka mbajtur funksionin e kryetarit të Komitetit të Lushnjes gjatë periudhës së komunizmit dhe, sipas demokratëve, ka firmosur vendime që e cilësojnë atë si persekutor të kundërshtarëve politikë të regjimit. Vendimi i mëparshëm ishte marrë mbi bazën e një informacioni të paplotë të paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve.
Pas këtij vendimi nga këshilli bashkiak, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar duke thënë se votimin ishte si një rikthim të dinjitetit për të përndjekurit dhe të internuarit e qytetit të Lushnjës.
“Dinjiteti i të përndjekurve dhe të internuarve në qytetin e Lushnjës u vendos në vend. Gjergji Velos iu hoq titulli ‘Qytetar Nderi’. Për t’u respektuar këshilltarët e majtë që votuan për heqjen e titullit shokut Velo, duke i dhënë një leksion edhe Bashkisë”, u shpreh Korreshi.


