Çështja e transferimit të Erion Veliajt nga Durrësi në Fier është bërë objekt diskutimi edhe në Këshillin Bashkiak. Opozitarët e cilësojnë ndëshkim politik pas postimit për fitoren e lëvizjes së studentëve kundër Vuçiç në Serbi.
Ndërsa kërkesës për transparencë nga Ministria e Drejtësisë ju bashkua edhe socialisti Eridjan Salianji. Ndërkohë ashtu si demokratët në Parlament, ashtu edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkuan që protesta e studentëve të ishte në qendër të debatit.
Socialistët kaluan në rendin e ditës, pikat e të cilit u prezantuan nga nënkryetari më i ri i Bashkisë Sadi Vorpsi, mes të cilave dhe vendime për strehimin Opozita braktisi sallën duke u shprehur se janë në mbështetje të studentëve dhe për çdo vendim që miratohet për ta.
