Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsimin e rregullave në shkolla, duke përmendur edhe ndalimi ne telefonave celularë.

Gjatë fjalës së tij me rastin e testit ndërkombëtar “Talis”, Rama la të kuptohet se edhe ndaj tyre do merren masa konkrete, siç është nisma për t’i ndaluar në shkolla, me vendim të Ministrisë së Arsimit. Duke bërë batuta, ai u përpoq të krahasonte kohët e brezit të vjetër kur ishin nxënës me ata të sotmit, duke pranuar nëpërmjet etiketimit se “çerrat e sotëm kanë më shumë informacion”.

Epiteti i tij shkaktoi edhe të qeshura në sallë, teksa kreu i ekzekutivit theksoi se “ky shok i ri në xhepat” e nxënësve i mban të lidhur pas shkolle në ato “budallallëqe” që u serviren në ekranet e celularëve.

“E kuptoj vështirësinë për tu përball me ato çerrat që janë një gjë tjetër komplet nga çfarë kemi qenë ne, unë dhe ju që jeni më të rinj se unë. Krahasimi me çerrat sot është shumë i vështirë, sepse çerrat sot kanë informacion shumë më tepër, të pakontrolluar dhe të paorientuar. Dhe vijnë në shkollë me një shok në xhep dhe fshehin si të munden dhe sa të munden e sa dalin nga shkolla me atë shokun fillojnë bëjnë jetën tjetër. Na futen të gjithë bashkë nëpër shtëpi, ai shoku i vetë i thotë se është pa lidhje, por ata futen aty te ai ekrani me lloj-lloj budallenjsh që u tregojnë gjëra atyre çerrave. Por me ndihmën dhe punën tuaj do të jemi një ndihmë konkrete edhe për ata çerra sot, ndaj edhe pak motivim sepse ne jemi edhe në mbështetjen tuaj”, the Rama mes të tjerash.