ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News ishte avokati Romeo Kara i cili foli lidhur me zhvillimet politike në vend. Ai reagoi ashpër kundër të gjithë qeveritarëve duke i cilësuar ata si të punojnë vetëm për veten e tyre jo për poullin.

gjithashtu vokati ka reaguar ashpër e ndaj demokratit Gazmend Bardhi duke e ironizuar për debatet e tij në Kuvend.

“Për sevap, dikush hedh para në xhami apo në kishë, sepse atje ka një politikë sociale ndihmohet dikush në nevojë. Por këta tanët, për qejfin e tyre, po djegin vendin. Kanë kaluar çdo kufi logjik dhe shkojnë e tallen. Kemi ngelur aq keq, sa Gazmendi del trimi që do na shpëtojë.

Duhet ta ngremë zërin, sepse jetojmë në të njëjtin vend. Arroganca e qeverisjes dhe padenjësia e opozitës bien mbi ne. Të dyja palët s’kanë më asnjë moral për të na qeverisur. Kanë mbushur kupën.

Ka mbetur vetëm një rrugë: mosbindja civile. Po na mbajnë peng, po tallen me ne pa fund dhe pa turp.”