Është tensionuar situata para Kuvendit, ku qytetarët po zhvillojnë një protestë kundër klasës politike.
Tensionet nisën pasi qytetarët morën një kosh mbeturinash, teksa hspreheshin se brenda od hidhnin politikanët. Jashtë koshit, ata shkruan me sprite mbiemrat Rama dhe Bido, referuar kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ardit Bido. Po ashtu, qytetarët kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Parlamentit. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe policia, që ka tentuar të largojë koshin dhe protestuesit. Pas kësaj, qytetarët vijuan me thirrjet e përhershme “Ju erdhi fundi”, “Opozitë e shitur”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.
