Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot pozicionin e Rusisë dhe të Kinës në sferën e politikës botërore.
Rama tha se Kina nuk përbën rrezik dhe se interesi i saj është të bëjë biznes, mundësisht në të gjithë botën. Për Rusinë, Rama tha se Shqipëria nuk ka asnjë punë me shtetin rus dhe se nuk do të kenë marrëdhënie diplomatike.
“Rusia është agresore dhe ka një agjendë për krijimin e trazirave ndërkohë që Kina është një tjetër lojtar. Dallim i madh është se Kina nuk ka asnjë objektiv për të universalizuar mënyrën e vet të jetesës. Interesi i Kinës është të bëjë biznes dhe mundësisht të ketë një dorë që të zgjatet në të gjithë botën. Nuk e shoh Kinën si një kërcënim. Dhe këtu ka nuanca.
Kur vjen fjala për sigurinë tonë, qoftë ushtarake apo siguri energjitike, ne e kemi marrë vendimin tonë që prej kohësh. Do t’i qëndrojmë dhe të vazhdojmë të rrimë me partnerët tanë perëndimorë. Kur vjen fjala te pjesa tjetër jemi të hapur. Kjo sa i takon Kinës, me Rusinë nuk kemi asnjë punë për të bërë. Nuk na ka marrë malli, nuk kemi asnjë para ruse në ekonominë tonë. Kur vjen fjala tek të mëdhenjtë e Moskës sot, nuk janë shoqëri e mirë dhe nuk na ka marrë malli të rrimë me ta.
Ka në proverb Rusia që i thotë të gjitha: E ardhmja është e qartë, e shkuara është problem. Që kështu deri sa ta zgjidhim këtë, nuk duhet të merremi. Ne jemi vend i vogël, jemi të bekuar që nuk ka duhet të marrim vendime të mëdha dhe gjithashtu jemi të bekuar që jemi miq me vende mjaft të mëdha, që kështu u takon atyre të marrin vendime të mëdha”, u shpreh Rama.