Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, ka deklaruar se kompanitë kineze shfaqin interes për të investuar në industrinë e rëndë shqiptare, por për realizimin e këtyre projekteve nevojitet një klimë e qëndrueshme dhe e favorshme për biznesin.
Gjatë një deklarate, diplomatja theksoi se investitorët kinezë janë të interesuar të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, veçanërisht në sektorët industrialë.
“Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë shqiptare”, u shpreh Pang Chunxue.
Deklaratat u bënë në Elbasan, gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e 77-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës. Në takim morën pjesë ambasadorja, ish-studentë shqiptarë të universiteteve kineze dhe inxhinierë të njohur, të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe drejtimin e ndërmarrjeve të mëdha industriale në vend.
