Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka deklaruar se për shkak të punës për të audituar institucionet më të larta të shtetit, punonjësit e KLSH-së, duhet të kenë mbështetje ndërkombëtare.
Shehu ka përmendur rastin e një ish-punonjësi të KLSH-së i cili kishte frikë të adresuar gjetjet tek Ministri i kohës Gent Cakaj. Shehu po ashtu tha se punonjësi i KLSH-së kishte frikë të auditonte punën e kryeministrit Edi Rama, dhe më vonë për situatave të tjera ishte larguar nga detyra.
“Një auditues më ka shprehur pamundësi për të adresuar gjetjet tek ministri Cakaj që në atë kohe drejtonte Ministrinë e Jashtme. Më ka thënë që nuk është problemi për të komunikuar shqetësimet tek z. Caka por mungesa e mundësisë për t’i transmetuar gjetjet Kryeminsitrit, sepse ai është përgjegjës për punët e Jashtme. Për shkak të situatave të tjera personi është larguar nga institucioni. Më pas më është dërguar një letër nga personi që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më supertuar mua për të audituar punën e kryeministrit sepse unë nuk kam mundësi për shkak të frikës të auditoj punën e kryeministrit. Çfarë të bëj unë në këto situata. Unë e fus veten tek ata persona që i frikësohem vetëm Zotit dhe ligjit”, tha Shehu.



