Policia italiane arrestuan dje një 43-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike.
Gjatë një kontrolli policia gjeti kokainë të ndarë në doza, brenda një matësi elektrik të vendosur në hyrje të shtëpisë së tij.
Mediat italiane shkruajnë se 43-vjeçari shqiptar, kishte qenë më parë i proceduar penalisht për vepra penale, të cilat lidhen me trafikun e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre.
Policia sekuestroi 24 mbështjellëse kokainë me një peshë totale rreth 20 gram. Gjithashtu u gjet edhe një shumë prej 2000 eurosh, si dhe një leje drejtimi shqiptare e falsifikuar. 43-vjeçari u dërgua në burgun e Marassit, ndërsa pritet të dalë para drejtësisë italiane.
