Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku trupi i pajetë i një 80-vjeçareje nga Maqellara është gjetur në lumin Drin, pranë fshatit Potgorc.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, e moshuara rezultonte e zhdukur dhe nuk kishte pasur kontakte me familjarët prej rreth tre muajsh.
Trupi është nxjerrë nga ujërat e lumit, ndërsa menjëherë pas ngjarjes kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat në të cilat 80-vjeçarja ka përfunduar në lumë.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e plotë të viktimës, mbledhjen e provave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
