Amarild Xhamaqi është autori që qëlloi me armë zjarri në zonën e ‘Ali Demit’ mbrëmjen e së dielës duke terrorizuar banorët. Sipas burimeve, 32-vjeçari kishte humbur në baste sportive dhe pasi ka qenë duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.
Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë.
32-vjeçari u arrestua menjëherë si dhe iu sekuestrua arma.
Xhamaqi njihet si një person problematik dhe i proceduar më përpara nga ‘blutë’.
