Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishte shfrytëzuar një hapësirë publike si vendparkim automjetesh, duke mos lëshuar kupon tatimor për automjetet që parkoheshin aty.
Hetimet e kryera nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 zbuluan se shtetasi A. R., 65 vjeç, ka shfrytëzuar hapësirën pa leje dhe ka shmangur pagesën e tatimeve për shërbimin e parkimit.
Policia e Tiranës informoi se materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. R., 65 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se shfrytëzonte një hapësirë publike, si vendparkim automjetesh, dhe dyshohet se nuk lëshon kupon tatimor për automjetet që parkohen aty”, informoi sot policia.
