Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kritikuar në Kuvend demokratët për nderimin e akademikut Rexhep Qosja, që u nda nga jeta sot.

Sipas Ballës demokratët janë revoltuar për mbajtjen e një minutë heshtjeje në Kuvend për akademikun, teksa iu drejtua me fjalët “mos ia bëni këtë turp PD-së”.

“Kam një pyetje, tani do ta votoni këtë ligjin apo nuk do ta votoni? Se ju dëgjova kur ju tregova një përmbledhje të 6 muajve të parë të Kuvendit dhe ju thashë nuk keni votuar asnjë nga ligjet që janë detyrë e shtëpisë së Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit, doli zoti Këlliçi dhe tha që na falni po ne nuk e kemi ditur listën sepse po ta kishim ditur listën do t’i kishim votuar këto ligjet.

Shqipëria ka zbatuar detyrën e shtëpisë që na ka vendosur Komisioni Europian. Se dëgjova njërin këtu tha, unë nuk e votoj ligjin se e di çfarë më bën ky ligji mua. Dakord ky nuk e voton se ka një problem personal me këtë ligjin, po ti Tritan pse nuk e voton ligjin, po ju të tjerët? Çfarë problemi keni me këtë ligjin, kot?! Apo thua hajd. Të jemi korrekt. Keni thënë që kur bëhet fjalë, të paktën e thoni atje në Bruksel, se këtu pastaj e dridhni, se kur bëhet fjalë për ligjet e integrimit jemi të gatshëm t’i votojmë, deri tani dy veta kanë thënë jo.

Për ta konkluduar, mendoj që deri në momentin kur do të votojmë, se dëgjova që kishte edhe një revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja. Mirë është të mos ia bëni këtë turp Partisë Demokratike nuk e meriton këtë turp PD-ja, nga kushdo që thotë të mos e bëni këtë akt moral të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.