Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar prokurorin publik të Brukselit, Julien Moinil, raporton Le Soir. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës.

Media belge shkruan se sot në mëngjes, janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil, ka konfirmuar për gazetën Le Soir. Prokuroria Federale. Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro

Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje.

Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim,” shton prokuroria

Gjatë muajit korrik 2025, prokuroria federale është informuar nga policia gjyqësore federale e Brukselit për një komplot të mundshëm për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.

“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë të kauar kriminale lidhur me trafikun e organizuar të drogës. Dyshohet se ata janë aktivë brenda rrjeteve kriminale shqiptare,” thekson ministria publike.

“Gjatë muajve të fundit, policia gjyqësore federale e Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtari të ngarkuar me çështjen nga prokuroria federale, ka kryer një hetim të thelluar mbi të gjitha informacionet.

Policia federale është angazhuar për disa muaj me radhë në këtë drejtim. Edhe brenda Prokurorisë Federale, disa prokurorë janë ngarkuar me ndjekjen e kësaj çështjeje.”

“Duhet mbrojtur më mirë policia dhe magistratët

Sipas të dhënave të Le Soir, ky kërcënim i një klani shqiptar nuk është i vetmi që ka në shënjestër Julien Moinil. Por ishte një kërcënim i konsideruar shumë serioz nga të gjitha shërbimet e sigurisë. Megjithatë, Prokuroria Federale nuk dëshiron të shpallë ende fitoren, pasi thekson: “Në këtë fazë, nuk është e mundur të konfirmohet ose të hidhet poshtë komploti për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.” Me fjalë të tjera, “hetimet vazhdojnë” ndaj tetë personave të arrestuar të martën.

“Ky hetim dëshmon edhe një herë nevojën absolute për të mbrojtur më mirë policët dhe magistratët, të cilët luftojnë çdo ditë, pa pushim, kundër kriminalitetit të organizuar dhe që, për këtë arsye, bëhen objektiv i këtyre organizatave kriminale,” komenton Prokurorja Federale Ann Fransen. “Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë, me kërkesë ndër të tjera të ministrisë publike, ka krijuar një grup pune ku marrin pjesë edhe prokurorë të Prokurorisë Federale, i cili po përgatit iniciativa ligjore.” shkruajne mediat belge.