Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, dyshohet se është hedhur nga protestuesit në lumin e Lanës, gjatë protestës së zhvilluar sot në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara, deputeti demokrat shihet duke kaluar në anën tjetër të Lanës dhe më pas duke u larguar me vrap.

Deri më tani, rrethanat e plota të incidentit mbeten të paqarta dhe nuk ka konfirmim të pavarur mbi mënyrën se si ka përfunduar deputeti në lumë.

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa situata në terren mbetet dinamike.