Gazetarja Klodjana Lala ka bërë ditën e sotme një denoncim të fortë.

Ajo shprehet se jo më larg se mbrëmë ka marrë një telefonatë nga një qytetar i cili dëshmonë se anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar dhunë në një qendër votimi.

Teksa shprehet se këtë gjë gazetarja nuk mund ta vërtetojë dot, sepse nuk zotëron asnjë pamje filmike, ajo tregon se me videon e fundit të dhunës së fisit Rraja ata kanë dëmtuar veten e tyre.

“Nuk e ke idenë sesa denoncime marrim nga qytetarë të ndryshëm. Mbrëmë mora një denoncim se ishte bërë një dhunë e tmerrshme po nga pjesëtarët e fisit Rraja në një qendër votimi. Por nuk e provoj dot, në rastin e Borizanës, ata e filmuan vetë vetën. Ata ne filmuan për të demonstruan forcën e pushtetit. U mbytën në mëkatet e tyre,”-tha Lala