Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Evis Salës nga drejtimi i këtij dikasteri.

Spahiu, e cila deri më tani mbante postin e nënkryetares së Kuvendit, pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re pas procedurave përkatëse.

Vendimi për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë do të kalojë për shqyrtim në Kuvend ditën e martë, në orën 17:00.