Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shumicë të thjeshtë votash ditën e sotme Klodian Brahon për kreun e ri të SPAK-ut. Braho do pasojë në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.
Por si u votua në KLP?
Kryetarja Mirela Bogdani pasi njoftoi anëtarët për procedurën, i vuri në dijeni se do të votonin me stilolaps në një fletë votimi të posaçme, ku do shënonin emrin e prokurorit që do zgjidhnin për kryetar. Vetë Bogdani e dha votën e saj për Klodian Brahon, ashtu sikurse edhe nënkryetari Gërmenji dhe anëtarët Duda, Eminaj, Riza, Mandro, dhe Hoda. Xholi mori votat e Stakës, Stojanit dhe Mërkurit, kurse Gokaj të Fejzullës.
Më poshtë votimi i plotë, teksa më 19 dhjetor pritet të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës.
Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:
- -Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho
- -Zv. Kryetar Erind GËRMENJI -Klodian Braho
- -Anëtar Erind MERKURI -Adnan Xholi
- -Anëtar Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj
- -Anëtar Vatë STAKA -Adnan Xholi
- -Anëtar Moisi DUDA -Klodian Braho
- -Anëtar Olger EMINAJ -Klodian Braho
- -Anëtar Ledina RIZA -Klodian Braho
- -Anëtar Arta MANDRO -Klodian braho
- -Anëtar Sokol STOJANI -Adnan Xholi
- -Anëtar Zeqir HODA -Klodian Braho


