IMG_6305Pas kualifikimit të rreth 350 infermierëve, Akademia Gjermane Dekra mbylli ciklin e kualifikimit edhe për menaxherët e parë të lartë të sektorit të hoteleri turizmit me nxënësit e shkollave profesionale në Durrës. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, dhënë nga kjo kompani dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministri Blendi Klosi theksoi emigracioni i paligjshëm në vendet e BE-së është me zero mundësi punësimi në këto vende. Mënyra e vetme deklaroi ministri Klosi, është kualifikimi. Ai vuri theksin tek arsimi dhe formimi profesional si mundësi të sigurta për punësim në tregun shqiptar dhe atë europian.


“Profesioni është çelësi i suksesit që hap rrugën e punësimit të denjë, qoftë në vendin tonë siç janë menaxherët që do të marrin certifikatën për të qenë të superpaguar në tregun shqiptar, për të bërë një jetë fare normale në një realitet shqiptar që ka nevojë për shumë e shumë njerëz të kualifikuar si ju të parët që po merrni këto certifikata, por po ashtu edhe për të bërë të qartë që emigracioni  i paligjshëm është me zero mundësi për të gjetur punë apo për vijuar jetën e rregull në vendet e Europës.


Edukimi, zeja, profesioni, diploma zanati, është mundësia e vetme për emigrim të rregullt, të një jete të denjë, të një pune të denjë, nëpërmjet një page të denjë”, deklaroi ministri Klosi.


17 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)