Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka hapur zyrtarisht garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte në Polin e Drejtësisë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas vendimit, nga dita e nesërme kandidatët do të kenë 30 ditë afat për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor, çka ka sjellë nisjen e procedurave për përzgjedhjen e pasuesit të tij./ Top Channel
