Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërkohë që Partia Socialiste mban numrin 5. I dyti do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”. Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa numrin 5 e ka Partia Socialiste me Edi Ramën.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Lapajt dhe Shabanit mban numrin gjashtë në fletën e votimit, ndërsa pas tyre në numrin shtatë renditet Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit. Ndjekur në vendin tetë nga Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stajkut, në vendin e nëntë koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Shehit dhe Alibeajt.

Ndërkohë, dy numrat e fundit, dhjetën e mban Partia Mundësia e Agron Shehajt dhe njëmbëdhjetën Partia Social Demokrate e Tom Doshit.

KQZ mblidhet nesër për të miratuar variantin final të fletës së votimit, teksa secili koalicioni ka dorëzuar nga 186 kandidatë 46 në listë të mbyllur dhe 140 në listën e hapur.

Renditja e subjekteve në fletën e votimit:

  • Koalicioni Partia Demokratike – “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – Numri 1
  • Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
  • Lëvizja Atdheu – Numri 3
  • Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
  • Partia Socialiste – Numri 5
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” –Numri 6
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7
  • Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” –Numri 9
  • Partia Mundësia – Numri  10
  • Partia Social Demokrate – Numri 11