Një nga figurat kryesore të PS-së që ka pasur rolin dhe ndikimin në zhvillimet e forta të socialitëve, Gramoz Ruçi është larguar përfundimisht nga politika.

Në 30-vjetorin e PS-së, në kongresin e Jashtëzakonshëm, Ruçi bëri publik largimin, pas një karriere të gjatë në politikën shqiptare.

Kryetari i PS-së për Fierin, deputeti Petro Koçi në një postim të tijin në rrjetet sociale e ka cilësuar Ruçin si një shok të pazëvendësueshëm dhe si një përbashkëkues i jashtëzakonshëm.

Ai poston një foto të rrallë, Ruçin duke qeshur, pasi në shumë raste imazhi i tij ishte tepër i rreptë.

“Një shok i pazëvendësueshëm. Simbol i pjekurisë, burrërise, dhimbshurisë dhe përvojës politike. Socialist në çdo qelizë. Gur themeli. Mjeshtër i njohjes së shpirtit njerëzor. Kështjellë e mirëbesimit. Përbashkues i jashtëzakonshëm. Sfidant shembullor. I drejtëpërdrejtë më të madh e të vogël. Mbret i modestisë. Zot i rendit parlamentar. Të paçim!