Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme dërgimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.
Sipas Berishës, Veliaj u transferua në Durrës me qëllim që t’i bëhet presion për të mos folur. Ai thekson se është ndjekur e njëjta formulë si me Lefter Kokën.
“Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme. Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë.
Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër. Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën. I çon Erion Velisë Pojën për tia mbyllur gojën. E çoi në Durrës dhe atje i dërgon Troplinin. Por unë i them Troplinit që nëse i bën kërcënimin më të vogël do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshme. Këtë e ka bërë edhe me Lefterin, e ka formulë ai. E coi Lefterin në Durrës, e la aty dhe i tha fol po deshe. Të njëjtën gje po i bën edhe Erionit.
Tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do ti dërgojë Pojën që ti mbyllë gojën. Pra funksionin në një kod mafioz të tmerrshëm. Duket se Velica ka bërë garë me gruan e Assadit. Megjithatë që qindra artikuj janë përjshtuar nga Skapi” tha kreu i PD”-, tha Berisha.