Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, foli në “Top Story” për propozimin për uljen e deputetëve, duke e konsideruar një vijë të kuqe për ta.
Lapaj e konsideroi uljen e numrit të deputetëve të Kuvendit në 100, manipulim propagandistik.
“Direkt pas zgjedhjeve të 11 majit përfaqësueses të vendeve mike të Shqipërisë kanë thirrur në një takim, ku është kërkuar të adresohet problem i kodit zgjedhor, menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk është inicimi i një partie, është mbledhje në të cilën është kërkuar. Në këto zgjedhje që kaluam, qartësisht sistemi kërciste në shumë anë.
Sistemi lidhet edhe me ilaçet që mungojnë, lidhet edhe me zallamahinë që shohim çdo ditë.
Duhet të kemi parasysh që ne, palët që janë në proces i kemi kundërshtarë politik, por nga ana tjetër është përgjegjësi kombëtare. Vija e kuqe për ne janë 100 mandatet. Ulja e numrit të deputetëve të Kuvendit në 100 është manipulim propagandistik. Të heqin avionin e Ramës dhe i kanë hequr dyfish shpenzimet”, tha Lapaj.
