Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer vendin. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama ka postuar disa foto nga aksionet për shuarjen e zjarreve.

Kryeministri shprehet se çdo efektiv i Forcave të Armatosura dhe i Policisë së Shtetit meriton falenderim dhe respekt për punën që po bëjnë.

Në falenderim ai ka veçuar shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci për të cilin thotë shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën. Më tej shprehet se forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare.

“MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”-, shkruan Rama.