Një operacion i madh antidrogë i karabinierëve në Itali goditi tri grupe të organizuara që vepronin në trafik ndërkombëtar droge. Operacioni — i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zhvillohej nga viti 2020 deri në 2023 — përfundoi me nxjerrjen e 12 urdhrave të paraburgimit dhe 20 kontrolleve; të dhënat u bë publike dje nga Policia e Shtetit nën emrin operacioni “Fingerprint” (Gjurma e gishti).
Si pjesë e aksionit u kap në Portëz të Fierit një i dyshuar i kërkuar nga autoritetet italiane: Edi Hoxha (i njohur edhe si Edison Hoxha), 41 vjeç, i dyshuar si drejtuesi i njërës prej celulave kryesore. Mes të ndaluarve është dhe një grua. Hetimet tregojnë se grupet ishin të ndara në tri celula me udhëheqës shqiptarë.
Aksioni u zhvillua njëkohësisht në 10 provincia italiane, me mbi 100 efektivë dhe njësitë e qenve antidrogë, dhe ka nisur në zonën e Mugellos. Gjatë hetimeve u zbuluan veprimtari transnacionale:
- Një celulë me shtetas shqiptarë importonte kokainë nga Holanda dhe e shpërndante me shumicë në Itali.
- Një tjetër celulë organizonte eksportin e kokainës nga Firence drejt Zvicrës, ku shitej me pakicë së bashku me hashash dhe marihuanë — aktivitet i evidentuar në kantonin e Zyrihut dhe në provinca të Toskanës.
- Një degë e dytë, e formuar nga e para dhe përbërë kryesisht nga shqiptarë (përfshirë një grua), merrej me import të sasive të mëdha kanabisi nga Zvicra për tregun italian.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 2 kg kokainë, 22 kg marihuanë dhe 0.5 kg hashash. Përveç të ndaluarve kryesorë, katër persona u arrestuan gjatë aksionit policor. Në total, 12 persona u vunë nën pranga — njëri prej tyre u arrestua në Shqipëri me urdhër-arrest ndërkombëtar — dhe operacionet e kontrolleve vazhduan në Firence dhe në nëntë provinca të tjera italiane.