Një aksident i trefishtë ndodhi mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës, ku u përfshinë një autobus transporti nxënësish dhe dy automjete.
Për fat të mirë, nuk pati persona të lënduar, dhe nxënësit vijuan rrugën me mjete të tjera transporti.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
