Koço Kokëdhima është një nga politikanët që mbron me forcë idenë e legalizimit të kanabisit në Shqipëri, kjo qoftë për prodhime farmaceutike dhe për përdorim ligjor.

Ideja e tij e shpallur katër vite më parë u kundështuar ashpër nga e majt , por sot vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Greqia po i japin përparësi.

“Politika duhet ti përgjigjet këtij realiteti me legjislacion, çfarë kuptimi ka kur e dimë shumë mirë se janë me mijëra konsumtatorët e kanabisit në shqipëri, ësht ëshumë e volitshme ta blejnë kanabisin jo nga këta psacitorët ilegalë, por nga farmaci e dyqane të licencuara, me çmime të drejta. Shoqëria të vlerësojë këta njerëz, të njohë pasojat që ka në këto njerëz. Kjo nga ana tjetër duhet të sherbëjë edhe si ekonomi. Shqipëria nuk duhet të mbesë jashtë këtyre realiteteve si në Greqi apo dhe në Shqipëri”, tha Kokëdhima në emisionin Breaking në Top News.

Pyetjes së moderatores nëse ka ndonjë informacion se biznesmenë të lidhur me politikanët shqiptarë që kanë ferma kanabisi në Maqedoni e Veriut apo në Greqi duan legalizimin e kanabisit në Shqipëri, Kokëdhima u shpreh se nuk është në dijeni të një fakti të tillë.

“Unë nuk e kam këtë informacion, dhe kush ka lobuar në Shqipëri për legalizimin si per farmaceutik dhe përdorim të lirë, nuk mendoj se e ka bërë për një biznes të tij. Une e kam bërë këtë debat vetëm për interesat e shoqërisë dhe eknominë tonë. Për pjesën farmaceutike për mua është kriminale që qytetarët shqiptarë janë përjashtuar nga medikamentet me bazë kanabis apo vaj kanabis, që janë shumë të domosdoshme për trajtimin alternativ për shumë sëmundje. Mendoj se është një frikë e kotë e padrejtë, fakti që rendi e ligji është i dobët në Shqipëri nuk e bën Shqipërinë imune nga veprimtarinë të kanabisit ka një aktivet kriminale me përmasa të mëdha. Ky është ndërtim i fortë për rendin e ligjin, legalizimi i kanabisit nuk i dëmton, as nuk i shton ata, përkundrazi i zvogëlon për shkaqe rekreative dhe i mbron ata që të marrin produktet më të sigurt. Legalizimi i bën mirë rendit dhe ligji e shendetit dhe shoqërisë dhe nuk i bën asnjë dëm. Si mundet Shqipëria ti thotë jo kur është vendi i varfër kur sigurohet së paku 1 milionë USD fitim. Të përfitojë Shqipëria nga ky treg nuk mund t’i themi jo”, tha Kokëdhima.

Më tej ai u shpreh se “ky është realiteti dhe skemi pse ta fshehim që këta ti trajtojmë të rinjë që konumsojnë si kriminelë dhe ti trajtojmë nëpër burgje, ti marrim në qafë, në emër tëkujt mijëra e djem e vazja janë burgosur për dy,tre a katër pesë cigare hashash. Si mund të lemë që rinia të gjurmohet nëpër skuta për të blerë kanabis. Vetëm mafia e kanabisit përfiton nga kjo”, theksoi Kokëdhima.